Imuniteti i Ballukut/ Buzhala: Nëse dështon kjo çështje, atëhere do jetë fundi i SPAK siç e njohim
Gazetari Berat Buzhala komentoi zhvillimet politike në Shqipëri pas votimit në Kuvend, ku shumica socialiste vendosi të mos i heqë imunitetin zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas Buzhalës, vendimi ka rëndësi të madhe jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për mënyrën se si Bashkimi Evropian e sheh funksionimin e drejtësisë në vend. Ai theksoi se në Evropë ekziston shqetësimi që politika në Ballkan shpesh ndërhyn në drejtësi, duke shtyrë kufijtë e saj. Sipas tij, nëse drejtësia pengohet në raste të tilla, atëherë rrezikohet seriozisht besueshmëria e institucioneve të reja të drejtësisë. Ai shtoi se nuk ka asgjë personale me Ballukun, por sipas tij problemi lidhet me parimin e barazisë para ligjit dhe respektimin e standardeve demokratike. Në analizën e tij,...
Burimi:
ntv.al