Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ashpër mazhorancën se po e zvarrit qëllimisht procesin parlamentar lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke e cilësuar kërkesën për shtyrje si “tallje me procesin” dhe përpjekje për të mbrojtur një të pandehur. Sipas Bardhit, kërkesa e mazhorancës për një muaj kohë për shqyrtimin e materialeve nuk ka asnjë bazë ligjore dhe bie ndesh me praktikat e mëparshme të Kuvendit. Ai solli si shembull rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin, sipas tij, kishte rreth 15 mijë faqe materiale dhe deputetëve iu lanë vetëm 48 orë kohë për shqyrtim. “SPAK ka qenë i qartë se edhe çështja e Ballukut është urgjente, pasi ka vlerësuar se po intimidohen...