Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin zhvilloi sot një mbledhje të gjatë dhe me debate të zgjeruara lidhur me kërkesën për imunitetin e deputetes Belinda Balluku. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të mos dalë ende me një përfundim, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes.  Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit u ndalën te aspektet procedurale, precedenti parlamentar dhe nevoja për një vlerësim të kujdesshëm të kërkesës, duke theksuar se vendimmarrja nuk duhet të jetë e nxituar. Në këtë kuadër, u argumentua se çështje të tilla kërkojnë kohë të mjaftueshme për analizë të plotë, në respekt të rregullores së Kuvendit dhe standardeve parlamentare.  Në diskutime ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili solli në vëmendje precedentë të mëparshëm të Kuvendit. Balla...