‘Imuniteti do t’i hiqet Ballukut, ka akuza penale’/  Kulluri: Maxhoranca nuk do të votojë për kalim në Kuvend, nëse…

‘Imuniteti do t’i hiqet Ballukut, ka akuza penale’/ Kulluri: Maxhoranca nuk do të votojë për kalim në Kuvend, nëse…

Analisti Edvin Kulluri komentoi atë që pritet të ndodhë më 28 janar kur pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, i cili do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres së pandehur Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj. Në një intervistë për një studio televizive ai “parashikoi” se pesë anëtarët e PS-së në Këshill nuk do të miratojnë kërkesën dhe nuk do ta lejojnë që të shkojë në Kuvend për votim. Nëse ndodh e kundërta, dhe shkon në Kuvend, Kulluri paralajmëroi për “rrjedhje” votash nga PS e PD. “Besoj se PS me shumë gjasa nuk do ta miratojnë kalimin e kësaj çështje në kuvend, çka do na fusë pak në spirale lojërash, teknikash kushtetuese që do të përfundojë...