Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Po ashtu sipas disa burimeve, mësohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, por ende nuk dihet se kush do e zërë vendin e tij. Shkarkimi i krerëve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve që ishin brenda vilës së Enver Hoxhës, gjatë sulmit me molotovë të organizuar nga militantët e Berishës. Dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë shkarkuar me argumentin e mos-garantimit të rendit dhe vënien në rrezik të jetës së qytetarëve. Kujtojmë se protesta e djeshme e Berishës nisi në formën e një marshimi nëpër rrugët e...
Burimi:
ntv.al