Ilir Meta “thërret” dëshmitar ish-ambasadorin Donald Lu, Gjykata vendos më 18 mars fatin e çiftit presidencial…

Ilir Meta “thërret” dëshmitar ish-ambasadorin Donald Lu, Gjykata vendos më 18 mars fatin e çiftit presidencial…

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të japë më 18 mars vendimin nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë do të kalojë apo jo për gjykim. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli ditën e djeshme shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat për pastrim parash. Pas përfundimit të seancës, Monika...