Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…
Teksa në Kuvend u mbajt interpelanca me ministrin Lamallari e thirrur nga Tedi Blushi për situatën në burgje, ka reaguar në rrjetet sociale kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai thekson se vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”. “Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu. A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë? A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?...
Burimi:
javanews.al