Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot në orën 11:00 ankimimin e ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Meta kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë duke kërkuar kështu daljen nga paraburgimi. Ilir Meta ndodhet i izoluar që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura ndaj tij nga SPAK. Ndërkohë më datë 27 prill në orën 11:00 do të mbahet seanca e parë në themel në GJKKO për Metën dhe 4 të pandehurit e tjerë. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Ccoku formën e procedurës së...
Burimi:
javanews.al