Ilir Meta kërkon lirinë/ GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ish-Presidenti ofron edhe garanci pasurore

Ilir Meta kërkon lirinë/ GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ish-Presidenti ofron edhe garanci pasurore

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë ditën e martë, në 24 mars, kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë. Gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Metës është Paulin Çera. Meta depozitoi kërkesë tjetër në Gjykatën e Posaçme, ku kërkoi lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore. Konkretisht Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie si ‘arrest shtëpie’, ‘detyrim paraqitje’, ‘garanci pasurore’ ose ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’. Meta argumentoi se meqenëse dosja është dërguar tashmë për gjykim, nuk ekziston rreziku që ai të prishë provat apo të ndikojë mbi dëshmitarët. Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për...