Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca pritet të vendosë nëse Meta do të vijojë të qëndrojë në paraburgim apo nëse do të përfitojë një masë më të lehtë sigurie. Ndërkohë, avokati i tij, Kujtim Cekani, teksa hynte në ambientet e gjykatës, iu kujtoi gazetarëve se kjo ditë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PL-së. “E dini që presidenti sot ka ditëlindjen? Prandaj duhet ta uroni sot presidentin”, iu tha ai gazetarëve.