Ilir Beqaj mbetet në burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e bërë nga ish ministri i Shëndetësisë
Ish-ministri socialist i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të qëndrojë në burg. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e tij për masën e sigurisë “arrest me burg” ndërkohë që pritet vendimi i arsyetuar i gjyqtarëve për të kuptuar arsyet e votimit kundër tij. Ilir Beqaj u arrestua në korrikun e vitit 2024 për disa prokurime në kohën kur ai mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Sipas SPAK, Ilir Beqaj, në bashkëpunim me vartës të tij gjatë viteve 2022 – 2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me marrëveshjet e firmosura nga Shqipëria dhe Komisioni Evropian. Ndërkaq, SPAK-u ka ngritur ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë edhe akuzën: vjedhje duke shpërdoruar detyrën si grup i strukturuar kriminal për koncesionin...
Burimi:
vizionplus.tv