Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, foli në emisionin “Off the Record” në A2CNN mbi mundësinë e kandidaturës së tij në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës. Pyetjes së moderatorit Andrea Danglli nëse do kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti tha se ka dhënë disponibilitetin e tij për të qenë kandidat, por vendimi u takon strukturave drejtuese të PD-së. “Si të vendosë PD. Pra, unë disponibilitetin tim e kam dhënë me kohë. Do vendosin, do mblidhen strukturat drejtuese, do ta diskutojnë, do shohin edhe nga pikëpamja strategjike si do t’i qasen politikisht zgjedhjeve të vitit 2027. Strukturat drejtuese në këto momente janë në zgjedhje e sipër, në javët në vijim këto ndryshojnë dhe patjetër do diskutojnë këtë problem. Disponibilitetin tim e...