IKMT e zhytur në abuzime me tenderat dhe afera me ndërtimet, zbardhet auditi i KLSH, borxhi shkon në 1 miliard lekë
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë problematikash të theksuara në aktivitetin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), sipas raportit të auditimit për periudhën 2020–2024. Sipas gjetjeve, një nga mangësitë kryesore lidhet me kuadrin ligjor, ku ligji për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nuk përcakton afate konkrete për ekzekutimin e vendimeve për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke lënë si kriter të vetëm zbatimin “e menjëhershëm”, çka në praktikë ka sjellë vonesa dhe moszbatim. Auditimi konstaton gjithashtu dobësi të theksuara në administrimin e punës së brendshme. Urdhrat e shërbimit për punonjësit nuk kanë të përcaktuar qartë objektin dhe afatet, ndërsa në shumë raste mungojnë programet e detajuara të punës dhe raportet konkrete mbi aktivitetin e kryer, duke e bërë të...
Burimi:
sot.com.al