Igli Hasani: Rezoluta kundër Iranit synon mbrojtjen e sigurisë kombëtare
Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane dhe Politikës së Jashtme, Igli Hasani, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit ditën e sotme, ku u diskutua projektrezoluta për shpalljen e Iranit “shtet financues i terrorizmit”, theksoi rëndësinë e kësaj rezolute për sigurinë kombëtare dhe rolin e Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë euroatlantike. Hasani theksoi se rezoluta adreson veprimtarinë e Republikës Islamike të Iranit dhe përdorimin e mjeteve terroriste dhe hibride për realizimin e objektivave të politikës së saj të jashtme, duke kontribuar në tensione ndërkombëtare dhe klimë pasigurie në disa pjesë të botës. Kryetari i Komisionit rikonfirmoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj luftës kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla. Hasani: Sot kuvendi po diskuton një rezolutë që lidhet me sigurinë kombëtare të...
Burimi:
vizionplus.tv