Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar
Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë një analizë të strategjisë së ndjekur nga opozita në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke e cilësuar kaosin në Kuvend si një “dhuratë” për mazhorancën. I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Elezi argumentoi se skenat e tensionit dhe bllokimi i punimeve, paradoksalisht po e ndihmojnë qeverinë të miratojë ligje dhe buxhete pa transparencë dhe pa vëmendjen e publikut. Sipas Elezit, kjo nuk është hera e parë që ndodh një skenar i tillë, ku nën zhurmën e bilbilave kalojnë vendime të rëndësishme pa u marrë vesh nga askush. “Protesta përdoret për një rezultat të caktuar. Por nëse bën protesta pa rezultat dhe kundërshtari miraton vendime dhe ligje pa marrë vesh asnjë se...
Burimi:
javanews.al