Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

Tensionet në rritje në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të nxitura nga konflikti me Iranin dhe luhatjet e çmimeve të naftës, kanë shtuar vëmendjen e institucioneve shqiptare ndaj funksionimit të tregut vendas të hidrokarbureve. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi masat që po ndërmerren për të garantuar furnizimin me karburant, për të monitoruar ecurinë e çmimeve dhe për të parandaluar çdo rast spekulimi në treg. Ibrahimaj bëri të diturs se përfshirja e disa institucioneve në monitorimin e tregut lidhet me rolet e ndryshme që ato kanë në mbikëqyrjen e tij. Sipas saj, analizimi i strukturës së tregut dhe verifikimi i rasteve të mundshme të abuzimit është pjesë e punës së institucioneve të ndryshme, ndërsa ministritë përgjegjëse ndjekin...