Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për zhvillimin e sektorit të përpunimit të mishit dhe hartimin e një programi mbështetjeje për sipërmarrjen shqiptare. Takimi u fokusua në përgatitjen e bizneseve për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke analizuar standardet që kërkon tregu i BE-së dhe masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar prodhuesit vendas. Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin me sektorin privat. “Ky është një moment kyç për të bashkëpunuar më ngushtë me biznesin, në mënyrë që sektori prodhues shqiptar të përgatitet për mundësitë që sjell integrimi në Bashkimin Europian,” deklaroi ajo....