Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se nga vëzhgimi i qeverisë shqiptare, për shkak të rritjes së çmimit të naftës si pasojë e luftës SHBA-Izrael-Iran, janë rritur vetëm çmimet e perimeve dhe jo të ushqimeve të tjera, “Rritja ka ndodhur vetëm në kategorinë e perimeve ndërsa në të gjitha ushqimet e tjera nuk ka pasur rritje të çmimeve”, tha ministrja në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë. Ajo shtoi: “Lufta nuk është në dorën e Shqipërisë për ta frenuar apo jo, çmimet janë rritur si pasojë e luftës, ne jemi këtu që pasojat të kenë ndikim minimal në ekonominë shqiptare”. Ministrja tha se qeveria është duke monitoruar çmimet në bazë ditore. “Janë mbi 80 produkte të shportës dhe asnjë nuk ka pasur rritje...
Burimi:
javanews.al