Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend për një shtesë në ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi se qeveria ka ndjekur një politikë të qëndrueshme për zhvillimin e sektorit të turizmit. Ajo theksoi se falë këtyre politikave, Shqipëria ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, nga 6.4 milionë në vitin 2019 në mbi 12 milionë aktualisht. Sipas saj, të ardhurat nga turizmi kanë arritur në 5.7 miliardë euro, ndërsa sektori punëson rreth 270 mijë persona dhe gjeneron rreth 970 milionë euro për buxhetin e shtetit. “Vizioni ynë ka qenë mbështetja e sektorit të turizmit, me legjislacionin fiskal dhe me investime, për të arritur në ditën që jemi sot, ku në Shqipëri nga 6.4 milionë...