Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka hapur zyrtarisht vitin e kryesimit të CEFTA-s nga Shqipëria për vitin 2026, duke e cilësuar këtë mandat si një “stacion” vendimtar për anëtarësimin e vendit në tregun unik të Bashkimit Europian. Gjatë aktivitetit të mbajtur në Tiranë, Ibrahimaj theksoi se objektivi kryesor i këtij kryesimi, i cili përkon me 20-vjetorin e organizatës, është kthimi i bashkëpunimit rajonal në rezultate konkrete për bizneset, veçanërisht përmes rritjes së eksporteve dhe lehtësimit të tregtisë. Sipas ministres, fokusi i Shqipërisë do të përqendrohet në eliminimin e barrierave burokratike në kufi, duke reduktuar kohën dhe kostot e transportit përmes “korridoreve të gjelbra” dhe digjitalizimit të plotë të procedurave (sistemet pa letra). Ibrahimaj bëri me dije se gjatë vitit 2025, shkëmbimet tregtare me...
Burimi:
javanews.al