“Ia thashë Berishës ballë për ballë”/ Ndoka, ‘pa doreza’: I zhgënjyer nga tryeza e PD-së, frymë mosbesimi ekstreme
Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në një studio televizive se në tryezën me të gjithë faktorët opozitarë ekzistonte një “frymë mosbesimi ekstreme”. “Unë ulem te ajo tryezë dhe ka një frymë mosbesimi ekstreme. Ia thashë edhe zotit Berisha ballë për ballë. Ia përsërita prapë. E keqja e opozitës nuk janë partitë e vogla. Fryma e mosbesimit është shumë e madhe në raport me PD-në se kjo parti, në kulmin e protestave dhe mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve, shkoi u ul dhe miratoi dy komisione. Dhe bomba tjetër e zotit Berisha ishte se PD-ja nuk do merrte pjesë as në ato dy komisione sepse Partia Socialiste e ka “dredhur”. Atëherë, kur ke një kryeministër që manipulon, pikë të fortë duhet të kesh përfaqësimin. Ne...
Burimi:
sot.com.al