Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
I zhgënjyer nga protesta e PD, Myslim Murrizi: I ngrenë pritshmëritë, dhe shfryhen si tullumbacja
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij lidhur me tubimin e organizuar një ditë më parë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Murrizi vlerësoi se ajo që u paraqit si protestë nuk e përmbushi aspak këtë funksion, duke u shndërruar thjesht në një aktivitet politik të orkestruar. Sipas tij, tubimi duhej të kishte zgjatur më shumë dhe të kishte më i ashpër, në përputhje me pritshmëritë dhe deklaratat që ishin bërë më herët edhe brenda strukturave të partisë. “Të jem i sinqertë. Unë atë të djeshmen nuk e pashë protestë, ishte tubim politik, duhet të zgjaste më shumë dhe duhet të ishte më i ashpër. Në Këshill Kombëtar u kërkua, unë nuk fola, kërkuan një ashpërsim kthimin e tubimit në protestë. nuk e realizoi këtë qëndrim....