I vunë flakën vilës së Enver Hoxhës, Berisha: Na mashtruan se aty ishte Rama

I vunë flakën vilës së Enver Hoxhës, Berisha: Na mashtruan se aty ishte Rama

Protestuesit i kanë vënë flakën me bomba molotov dhe fishekzjarre vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Bllokut. Për arsyen e këtij sulmi, Berisha arsyeton se agjentë të infiltruar i mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Ai shton se e gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave. “Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave. Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të...