I vetëpërjashtuar nga PD? “Shpërthen” Salianji: Partinë po e trajtojnë si pronë

I vetëpërjashtuar nga PD? “Shpërthen” Salianji: Partinë po e trajtojnë si pronë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh sot, 12 janar, se nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike, e aq më pak të jetë vetëpërjashtuar. Kjo fjalë e fundit, e përmendur më herët edhe nga kreu i selisë blu, Sali Berisha, shkaktoi një nervozizëm të ish-deputetit demokrat gjatë një interviste  Klan News. Përballë gazetarit Besard Jacaj, ai tha se partia po trajtohet si pronë dhe kjo është arsyeja pse nuk fiton në zgjedhje. Besard Jacaj: Pse nuk ishit te mbledhja e kryesisë dje? Ervin Salianji: Nuk e dija që kishte mbledhje. Besard Jacaj: Pra vetëpërjashtimi qenka i vërtetë? Ervin Salianji: Shiko, po bën një intervistë që nuk është intervistë. Besard Jacaj: Po pse zoti Salianji? Ervin Salianji: Vetëpërjashtimi është kur përjashtohesh vetë. Thuaj të vërtetën se je gazetar. Thuaj këtë, po...