I vendosën flakën kryeministrisë, Berisha largohet me kundragaz (FOTO)

I vendosën flakën kryeministrisë, Berisha largohet me kundragaz (FOTO)

Tensione të forta janë regjistruar përpara Kryeministrisë gjatë protestës së organizuar nga opozita, ku protestuesit hodhën fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike drejt godinës. Forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer situatën nën kontroll, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u mbrojt me çadra dhe maska kundër gazit, ndërsa demokratët u ndanë në dy kampe në Bulevard. Pas përballjes me Kryeministrinë, protestuesit, me Sali Berishën në krye, hodhën molotovë dhe fishekzjarrë edhe drejt Ministrisë së Infrastrukturës, ku tashmë drejton pasardhësi i Belinda Ballukut. Ngjarja ka tensionuar qendër të kryeqytetit, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës. /vizionplus.tv