“I trembur e i frikësuar, Berisha shikon veten te Maduro”/ Çupi: Forcat Delta mbrojtën Shqipërinë nga Saliu

“I trembur e i frikësuar, Berisha shikon veten te Maduro”/ Çupi: Forcat Delta mbrojtën Shqipërinë nga Saliu

Aksionin e SHBA në Venezuelë, ku u arrestua nga Forcat Delta Presidenti Nicolas Maduro, kreu i opozitës në Shqipëri Sali Berisha, e ka interpretuar si një shenjë pozitive për vendin tonë. Po, pse? Sipas euforisë së Berishës, diçka e ngjashme do i ndodhë edhe kryeministrit Edi Rama, për këtë të fundit Berisha vendosi afat deri në fund të muajit shkurt.  Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se deklaratat e Berishës janë qesharake, saqë shtoi se është për të ardhur keq që vendi ynë ka një opozitë të tillë.  Çupi shtoi më tej gjatë fjalës së tij se Berisha nuk jem më mesazhe, por është i frikësuar për veten, pasi sipas analistit kreu i PD është më keq se Maduro, nga krimet dhe shkeljet që ka...