I thotë “Jo” ftesës së Berishës, Qori: Nuk bashkohemi me hajdutë, jemi vetëm për zgjedhje të parakohshme
Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori ka komentuar ftesën e kreut të PD-së Sali Berisha për tu bashkuar të gjithë së bashku në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një lidhje direkte për Report Tv, në emisionin “Sot, Live në Shqipëri”, Qori u shpreh se “Lëvizja Bashkë” i qëndron moralit dhe refuzon kategorikisht bashkëpunimin me politikën e vjetët e të kalbur për të luftuar të ngjashmit e tyre. Arlind Qori u shpreh se partia e tij kërkon të rrëzojë qëverinë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve. “Është në strukturën dhe karakterin moral timin dhe të “Lëvizjes Bashkë” që ne të refuzojmë bashkëpunimin me çdo pjesë të politikës së vjetër, të kalbur e korruptuar ndaj oligarkisë ekonomike. Nuk kam hyrë në politikë për tu bërë aleat me një hajdut për të luftuar një palë tjetër hajdutësh. Kam hyrë në politikë për të përfaqësuar aspirata...
Burimi:
javanews.al