I telekomanduar nga krimi/ Petrit Vasili: Rama është peng i Belinda Ballukut

I telekomanduar nga krimi/ Petrit Vasili: Rama është peng i Belinda Ballukut

Në një reagim të ashpër pas fjalimit mbi dy orësh të kryeministrit Edi Rama, ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaroi se kreu i qeverisë ka shfaqur “surratin e tij të vërtetë”, duke sulmuar sistemin e drejtësisë vetëm në momentin kur hetimet i janë afruar dyerve të tij. Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Kariqi, Vasili tha se kryeministri po demonstron një standard të dyfishtë, duke e mbrojtur drejtësinë kur godiste opozitën dhe duke e sulmuar atë kur heton zyrtarët e tij.Vasili argumentoi se kryeministri Rama krenohej me drejtësinë, të cilën e konsideronte “krijesën e tij”, për sa kohë ajo shërbente për të arrestuar me regji figura si Ilir Meta apo për të izoluar për më shumë se një vit Sali Berishën dhe liderë të...