I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për falsifikim dokumentash, arrestohet shqiptari
Policia greke ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve në sistem rezultoi se shtetasi në fjalë ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 4 muaj burg për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Pas konstatimit të masës së kërkimit ndërkombëtar, ai u ndalua nga autoritetet greke, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Janinës për vijimin e procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë. Ndërkohë, po në pikën kufitare të Kakavijes, janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët rezultonin të kërkuar nga autoritetet greke. Sipas burimeve zyrtare, njëri prej tyre ishte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për veprën...
Burimi:
ntv.al