‘I ra telefoni, ndërroi votën’, Këlliçi tregon detajin në Këshillin e Mandateve: SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut…

‘I ra telefoni, ndërroi votën’, Këlliçi tregon detajin në Këshillin e Mandateve: SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut…

Prokurorët e SPAK paraqitën dje në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin prova të reja që rëndojnë pozitën e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar autorizimin për vendosjen e një mase arresti ndaj saj. Por mazhoranca vijon të refuzojë, duke deklaruar se pezullimi është i mjaftueshëm, edhe pse provat e SPAK konfirmuan se Balluku vijon të shkojë në zyrë për të prishur provat. “Edhe e pezulluar, shkon në zyrë çdo ditë. Dhe për çfarë? Shkon për të prishur provat. Shkon për të ndërhyrë, për të intimiduar dëshmitarët”, deklaroi deputeti Belind Këlliçi. Këlliçi tregon edhe një detaj i patreguar nga Këshilli i Mandateve. “Ka pasur një moment një votë 5-4-1. Çfarë do të thotë? Te mazhoranca ka pasur një deputet që është shprehur me vullnetin e tij për...