Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
I ra në kokë ngrohësja, Adriana Kalaja tallet me Lapajn: Aq plagë e madhe, as kapelen nuk ia hoqën! Ia plotësoi Rama dëshirën për ambulancë
Avokatja Adriana Kalaja ka ironizuar në rrjete sociale protestën e Adriatik Lapajt dhe dërgimin e tij tek Spitali i Traumës, pasi u godit në kokë gjatë përplasjes me policinë, nga një ngrohëse e madhe. Ish-mbështetësja e Sali Berishës, shkruan se “regjisori” nënkuptuar Edi Rama, ia plotësoi dëshirën për një ambulancë, të cilën e kërkoi në protestën e zhvilluar në mesditë, duke ia dërguar në mesnatë. Ndër të tjera, ajo i referohet fotove të postuara nga spitali, ku Lapaj është i shtrirë në krevatin e pacientit dhe pavarësisht plagës në kokë, nuk e ka hequr kapelen. Kalaja e mbyll reagimin e saj duke thënë se këto jane vetëm seritë e para të këtij filmi. “Të gjithë kërkojnë një krëhër…. Kurse ai, kërkoi një ambulansë. Si tha...





