I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në përfundim të vizitës në Berlin, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama që i quajti “mërgata e qyqeve në Berlin e Bruksel”. “Vizita treditore në Berlin na bëri edhe më shumë me dije se ku qëndrojnë problemet, se kush janë pengesat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Fatkeqësisht, 100% e pengesave, 100% e problemeve janë shkaktuar nga qeveria dhe mazhoranca aktuale qeverisëse. Prandaj, sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe një qeverisje të përgjegjshme që punon për interesin publik dhe për integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Bardhi në një videomesazh nga Berlini.