“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

Në ceremoninë zyrtare përkujtimore të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit sot në 27 janar, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë historike dhe morale të rolit të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve dhe angazhimin e vendit për paqe dhe respekt universal. Spiropali nënvizoi se shqiptarët i qëndruan kodit të besës, duke kujtuar normën e fortë kulturore, që i shtynë paraardhësit tanë të mbronin hebrenjtë nga nazizmi. Ajo theksoi se ky kod moral ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së mijëra hebrenjve gjatë Holokaustit dhe tregoi guximin e shqiptarëve që shpëtuan edhe gra shtatzëna, shpesh duke rrezikuar jetën e tyre. Ministrja tha se kjo e sotmja është një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët, pasi përkujton lidhjet e...