I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Besart Logun për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal. Gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, dhe trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, vendosi të dënojë Logun me 2 vjet burgim, që më pas u ul me 1/3 sipas nenit 406 të Kodit Penal, duke e çuar dënimin në 1 vit e 4 muaj. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të burgimit dhe vendosi që ai të jetë në provë për një periudhë...
Burimi:
sot.com.al