Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“I dimë të gjitha”/ Reagon Alimehmeti: ‘Balluku’, ne do të na shkaktojë kosto, një sëmundje që duhet operuar
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti, i ftuar në një studio televizive, paralajmëroi se kostoja për vendin do të jetë e lartë nëse problemet nuk adresohen, duke e krahasuar situatën me një sëmundje që kërkon ndërhyrje urgjente. Sipas tij, proceset politike dhe hetimet do të mbyllen, por ndërkohë Shqipëria do të paguajë çmimin e vonesave. “Pra këtu paska njerëz që kanë certifikata sigurie të nivelit të lartë, se të merresh me tenderat e AKSHI-t do të thotë të kesh certifikata sigurie të nivelit të lartë, pikërisht që të tregosh që nuk je i kapur nga agjentë të huaj apo nga kriminaliteti. E nga krahu tjetër, shohim që është pikërisht kriminaliteti që i ka kapur. Pra këtu nuk ke më asnjë funksionim dhe...