‘I dha pallatin në pajë Linda Ramës’, Berisha: Artan Sako vodhi 300 mln euro për Qukës-Qafë Plloç, i ndau me Ramën

‘I dha pallatin në pajë Linda Ramës’, Berisha: Artan Sako vodhi 300 mln euro për Qukës-Qafë Plloç, i ndau me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kompaninë 2T me pronar Artan Sako, që sipas tij qytetarët shqiptarë i kanë dhënë 300 milionë euro. Sipas Sali Berishës, kjo kompani që ka ndërtuar rrugë Qukës- Qafë Plloçë, ka ndërtuar edhe pallatin në pajë, sic tha ai të Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit. “Mafia e Surrelit është mafia më e rrezikshme e Evropës. Është mafia që u kushton shqiptarëve në cdo punë publike, në cdo tender qindra dhe miliarda euro. Sot kam zgjedhur të ndalem sesa paguan qytetarët për pallatin në pajë të Linda Ramës. Pallat për të cilën Linda Rama dhe bashkëshorti i saj, Edi Rama nuk janë në gjendje të paraqesin qoftë edhe një faturë të vetme, tatimore, mjedisore apo të cdo lloji. Pra...