I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO gjobit avokatin

I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO gjobit avokatin

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” ka kërkuar përmes avokatit të tij në seancën paraprake, gjykim të shkurtuar. Bashkëshortja e ish kreut të ARRSH Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni nuk janë shprehur ende për formën e gjykimit. Burime brenda seancës, bëjnë me dije se Gentjan Rumano avokati që mbron në këtë proces Adela Rukon është larguar nga salla e gjyqit për një proces tjetër dhe ështe gjobitur me 100 mijë lekë nga GJKKO. Rumano u zëvëndësua nga një avokate kryesisht, teksa ky i fundit është bërë shkak në të paktën dy seanca për shytrjen e procedit gjyqsor. Vete kryetari i Bashkisë Shkodër nuk është i pranishëm në seancë./vizionplus.tv