Hungaria mbështet Shqipërinë në BE, ministri i mbrojtjes Pirro Vengu merr garancinë e homologut te tij në Budapest
Hungaria shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë një vizite zyrtare në Budapest, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori vlerësime nga homologu i tij, i cili theksoi se qasja ndaj Shqipërisë është e ndryshme nga qëndrimet e Hungarisë për vendet e tjera që synojnë unionin. “Hungaria vazhdon të mbështesë, në kuptimin e plotë të fjalës, integrimin e Shqipërisë pasi është i merituar dhe jo i bazuar në arsye politike apo ideologjike si në rastin e Ukrainës, të cilin Hungaria kurrsesi nuk e mbështet. Për të dyja palët, përmbushja e objektivave të NATO-s dhe ndarja e përvojave janë thelbësore dhe u konfirmuan edhe në takimin dypalësh”, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, ministri i mbrojtjes së Hungarisë Ministri Vengu shprehu mirënjohje për ndihmën...
Burimi:
vizionplus.tv