“Hundën ma mori në dorë një skluptor me leva hekuri”/ Rama kujton dhunën në ’97

“Hundën ma mori në dorë një skluptor me leva hekuri”/ Rama kujton dhunën në ’97

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot dhunën që pësoi në vitin 1997. Gjatë podcastit ‘Flasim’, Rama deklaroi se me një kirurge se nga dhuna ka dhe sot probleme me frymëmarrjen. “Unë jam i parregullueshëm. Unë e kam një problem, por nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash. Kam probleme me frymëmarrjen. Mua ma mori në dorë hundën një skulptor me leva hekuri, e kam edhe këtu mbrapa. Janë patina e kohës, dhe edhe kur thyhet ndonjë hundë a dorë, nuk është mirë ta zëvendësosh dhe të bësh sikur janë të reja“-tha Rama