Hoxha: Zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e shfaqjes së filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë. Ky film sipas Ministrit reflekton një histori të fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas, por edhe një rrëfim njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit. Ministri Hoxha theksoi se “ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë”. Postimi i Ministrit Hoxha në X: Kënaqësi të merrja pjesë në shfaqjen e filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës”...
Burimi:
vizionplus.tv