Hoxha telefonatë me ministrin ukrainas, zbardhet tema e diskutimit

Hoxha telefonatë me ministrin ukrainas, zbardhet tema e diskutimit

Tirana do të mirëpresë një tjetë samit ndërkombëtar, pas atyre që ka mbajtur në kohët e fundit. Këtë e rikonfirmon kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, i cili ka zhvilluar një telefonatë me Andrii Sybiha, Ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës “Teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për llogaridhënien, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe për të ardhmen e saj evropiane. Rikonfirmuam angazhimin...