Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria do ta shpallë gardën revolucionare organizatë terroriste

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria do ta shpallë gardën revolucionare organizatë terroriste

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun izraelit Gideon Sa’ar. Me anë të një njoftimi, Hoxha thotë se Shqipëria qëndorn në solidaritet të plotë me popullin izraelit si dhe vlerëson qëndresën e tyre. Hoxha në njoftimin e bërë thotë se Shqipëria së shpejti do të shpallë Gardën Revolucionare Iraniane organizatë terroriste. “Faleminderit, Ministër Gideon Sa’ar, për urimet dhe për bisedën tonë të frytshme. Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe të gjithë ata që janë prekur nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu. Shënjestrimi i civilëve është i papranueshëm dhe ne vlerësojmë kurajon dhe qëndresën e popullit izraelit. Shqipëria mbështet përpjekjet ndërkombëtare vendimtare për të...