Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi, ku u trajtuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe rreziqet që sjell përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës. Në një postim në platformën “X”, Hoxha shkruan se, “Zhvillova një bisedë shumë të dobishme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi për të shkëmbyer mendime mbi përshkallëzimin aktual në Lindjen e Mesme. Diskutuam rreziqet serioze që një përshkallëzim i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët ekonomike globale, veçanërisht në rajonin e Gjirit.” Gjithashtu ministri Hoxha vlerësoi rolin e Omanit si faktor konstruktiv në nxitjen e dialogut dhe ndërmjetësimit. “Vlerësova rolin konstruktiv dhe...