Hoxha takim me VanHorn: SHBA aleat strategjik, thellim i bashkëpunimit për sigurinë

Hoxha takim me VanHorn: SHBA aleat strategjik, thellim i bashkëpunimit për sigurinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim pune me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësia e kahershme, si edhe aleanca e palëkundur në kuadër të NATO-s. Hoxha vlerësoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë. Në fokus të takimit ishin po ashtu edhe zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Hoxha siguroi se Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve...