Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Sipas një postimi të ministrit në rrjetin social X , gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësia e kahershme ndërmjet dy vendeve. Hoxha theksoi se SHBA mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë, ndërsa dy vendet vijojnë bashkëpunimin edhe në kuadër të NATO. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Kënaqësi të zhvilloja një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Gjatë takimit rikonfirmuam...
Burimi:
javanews.al