Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar këtë të hënë, më 13 prill, një takim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, në prag të Samitit të IV të Diasporës. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha e cilësoi takimin si një bashkëbisedim të hapur dhe energjik, duke vlerësuar angazhimin e anëtarëve dhe rëndësinë e kësaj marrëdhënieje për zhvillimin e vendit. Gjatë diskutimeve, palët ranë dakord për nisjen e një faze të re në riorganizimin e këtij mekanizmi, me synimin për një koordinim më të mirë të aktiviteteve dhe hartimin e një agjende vjetore konkrete, në funksion të prioriteteve kryesore të vendit. “Një mëngjes ndryshe, në prag të Samitit të IV-t të Diasporës, me një bashkëbisedim të hapur, të gjallë...
Burimi:
javanews.al