Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, iu bashkua panelit të diskutimit me temë “Forcimi i Bashkimit Evropian përmes Zgjerimit” në Konferencën e Ambasadorëve gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel. Në panel me Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos dhe Zëvendëskryeministrin e njëherazi ministrin e Jashtëm të Moldavisë, Mihai Popșoi, Hoxha u ndal te procesi i zgjerimit si një nga instrumentet më të suksesshme të BE-së për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin tonë. Hoxha theksoi se “e mirëpresim faktin që ky proces është rikthyer sërish, në mënyrë të qartë dhe të vendosur, në qendër të agjendës evropiane.” “Ne i qëndrojmë bindjes se procesi duhet të vijojë të mbështetet fuqimisht në parimin e meritës dhe në zbatimin e reformave të thella...
Burimi:
javanews.al