Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka një reagim sa i takon protestës që do të zhvillohet këtë të hënë, 6 prill, në Shkup. Përmes një postimi në ‘X’, ai thotë se kërkesa e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në gjuhën shqipe është e drejtë dhe legjitime “Përdorimi i gjuhës #amëtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga #Kushtetuta e #Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e #Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë. Nëse procedurat rezultojnë të mangëta apo të paqarta, është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme. Kjo është një çështje që kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, larg çdo përpjekjeje...