Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë studentë për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë në BE, ndau reflektime dhe mesazhe të rëndësishme për rrugëtimin e vendit drejt integrimit europian. Ai u ndal tek përfshirja aktive e qytetarëve, veçanërisht e të rinjve, në procesin e integrimit, duke e cilësuar atë si një përpjekje të përbashkët që nuk mund të realizohet pa kontributin e të gjithëve. “Evropa fillon këtu. Ta bëjmë sa më të prekshme për gjithkënd. Kur flasim për të ardhmen, flasim për rininë. Në këtë proces ne jemi bashkë; nëse nuk e bëjmë bashkë, nuk bëhet. E kam vënë re në Bruksel se integrimi shpesh shihet si një proces teknik, por na...
Burimi:
javanews.al