Protesta e Partisë Demokratike vijon ende. Vizion Plus mëson se deri më tani janë shoqërohen në polici 30 persona.
Tubimi u shoqërua me tensione teksa policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, pasi këta të fundit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas Kuvendit.Lexo edhe :Related Posts
Pak më herët, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu theksoi se dënon inkurajimin që sipas saj po iu bëjnë eksponentët e opozitës protestuesve për të bërë akte dhune. Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha akuzoi se po dërgojnë në polici qytetarë të pafajshëm pa asnjë lidhje me protestën.
